LAJMI I FUNDIT:

Me armë në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Me armë në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u ndalua në flagrancë duke qarkulluar në automjet i armatosur.

Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Vangjel Noti”, 40-vjeçari i papajisur me leje drejtimi, iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër.


Gjatë kontrollit në automjetit, u gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

40-vjeçari u ndalua në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për goditje personave që mbajnë armë pa leje, artyre në kërkim dhe personave të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

“Në përfundim të veprimeve proceduarale u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori