LAJMI I FUNDIT:

ARKEP: Nuk mund t’i merret licenca Z-Mobile pa pasur shkelje ligjore

ARKEP: Nuk mund t’i merret licenca Z-Mobile pa pasur shkelje ligjore

Derisa menaxhmenti i Telekomit të Kosovës kanë deklaruar se nuk do të vazhdohet kontrata me Z-Mobile, drejtues të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), thonë se nuk mund të tërhiqet licenca ose e drejta, përveç nëse ka shkelje të rëndë ligjore.

Pronari i Z-Mobile, Blerim Devolli, ka pranuar para Komisionit Hetimor Parlamentar, se është duke u negociuar ripërtëritja e kontratës me Telekomin në mënyrë jo të fshehtë, nga që marrëveshja e arritur më parë ka afat deri në korrik.


Kryetar i Bordit të ARKEP, Kreshink Gashi në një intervistë për KosovaPress, thotë se licenca e operatorëve të telefonisë mobile, në këtë rast e Telekomit, nuk është e ndërlidhur me operatorët virtual dhe nuk janë të obliguar këta të fundit në bazë të legjislacionit dhe rregullativës së ARKEP-it që të jenë në dispozicion të operatorëve të rrjetit.

“Në fakt, aktualisht jemi në një situatë kur operatorët virtual nuk kanë nevojë për licenca, ata kanë vetëm një autorizim të përgjithshëm, i cili është obligim për t’iu dhënë të gjithë atyre që kërkojnë. Andaj, si e tillë licencat ose të drejtat e operatorëve mund të hiqen vetëm nëse shohim shkelje të rënda ligjore, por nuk mund të tërhiqet licenca për operim për shkak se nuk ekziston më regjimi i licencave. Jemi në fazën e regjimit të autorizimeve të përgjithshme ku aktualisht kemi rreth 100 operatorë të cilët kanë autorizim të përgjithshëm për të funksionuar në Republikën e Kosovës”, thotë Gashi.

ARKEP tashmë gjendet në një fazë të procesit të rilicencimit të operatorëve të telefonisë mobile në Republikën e Kosovës përkatësisht të Telekomit të Kosovës dhe operatorit tjetër IPKO, ngaqë këta dy operatorë kanë licencë të vlefshme vetëm deri në fund të korrikut.

Gashi thotë se operatorët janë njoftuar me hapat që do të ndërmerr ARKEP, në lidhje me rilicencimin e tyre. Po ashtu, janë njoftuar për tarifat që ata duhet të paguajnë për brezin frekuencor.

Autoriteti ka hapur për konsultim publik dokumentin bazë për rilicencimin e këtyre operatorëve, ka pranuar dokumentet të të gjitha palëve të interesuara përfshirë edhe operatorët në lidhje me këtë proces.

“Presim që në dy javët e para të korrikut, operatorët të mund të pajisen me licencat e reja për periudhën 10-20 vjeçare. Ky është një proces shumë i rëndësishëm, i cili e definon funksionimin e operatorëve të telefonisë mobile… Telekomi i Kosovës ka licencë valide deri më 30 korrik të këtij viti, ndërsa operatori IPKO për shumicën e brezeve po ashtu ka licencë deri më datën 30 korrik të këtij viti. Ndërsa, për disa breze në brezin 1800 MHz ka licencë deri në vitin 2022”, pohon ai.

ARKEP ka paraparë që pas rilicencimit të këtyre dy operatorëve të vetëm mobil, të hap procesin edhe për operatorin e tretë mobil në Republikën e Kosovës.

“Sigurisht që ARKEP ka paraparë edhe një pres tjetër të hapjes së brezit frekuencor edhe për operatorë të tjerë të mundshëm që kanë synim hyrjen në tregun e Republikës së Kosovës. Afati për këtë është fundi i këtij viti dhe menjëherë pas rilicencimit të këtyre dy operatorëve ekzistues, ne do të fillojmë me fazën tjetër që është hapja e brezeve frekuencore edhe për operatorë të tjerë të mundshëm, por edhe operatorët aktual në qoftë se ata fillojnë të blejnë breze frekuencore që ata nuk kanë pasur deri më tani”, thotë Gashi.

Ndryshe, kodi telefonik shtetëror i Kosovës +383, ende nuk është duke u zbatuar plotësisht.

Telekomi rreth zbatimit të kodit +383, kanë njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës nga e cila kanë kërkuar mbështetje për këtë kompani në tejkalimin e këtyre sfidave financiare. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori