LAJMI I FUNDIT:

Ariu që jetoi pothuajse tërë jetën në një kafaz të vogël ngordh pak muaj pas shpëtimit

Ariu që jetoi pothuajse tërë jetën në një kafaz të vogël ngordh pak muaj pas shpëtimit

Një ish-ari i cirkut i cili ishte mbajtur i mbyllur në një kafaz për pjesën më të madhe të jetës ka ngordhur vetëm disa muaj pasi u shpëtua dhe u dërgua në një vend në Zvicër, sipas organizatës për mbrojtjen e kafshëve Four Paws International.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, organizata tha në një deklaratë se ariu Jambolina kishte ngordhur menjëherë pasi mori një injeksion anestezik, në përgatitje për kirurgji rutinë dentare.


Ariu kafe 12-vjeçar evropian lindi në janar të vitit 2009 në kopshtin zoologjik të Jaltës në Krime.

Kur ishte vetëm disa javësh, ai u shit dhe u trajnua si ari i cirkut.

Por kur Jambolina nuk po detyrohej të performonte në cirqet ukrainase, ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës të mbyllur në një kafaz të vogël në garazhin e pronarit. Kafazi nuk ishte aq i madh sa ariu të ngrihej ose të lëvizte brenda.

Këto kushte, të cilat shkaktuan përkeqësimin e shëndetit të kafshës dhe fakti që ajo nuk u mbajt me arinj të tjerë, bënë që disa media të quanin Jambolina “ariu më i vetmuar në botë”.

Në vitin 2020, megjithatë, Four Paws arriti të sigurojë lirimin e saj pas diskutimeve me pronarin.

Por një përditësim i postuar nga Four Paws më 5 gusht tha se Jambolina kishte vdekur pak para se t’i nënshtrohej një procedure kirurgjikale. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Kalo në kategori