Disa rrugë u mbyllën të martën në New York, kur një ari i zi u ngjit në një pemë dhe kaloi orë të tëra.

Ariu kaloi disa orë në pemë derisa u qëllua me një injeksion qetësues dhe u kap në një rrjetë poshtë pemës.


Rrugët u rihapën dhe ariu iu dorëzua Departamentit të Ruajtjes së Mjedisit të New Yorkut.

Zyrtarët thanë se ariu do të lirohet në Catskills. /Telegrafi/