Një ari i uritur ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatin Brezojevicë të Malit të Zi, pasi gjatë natës ka shkatërruar disa koshere dhe ka ngrënë të gjithë mjaltin që ka gjetur.

Pamjet e publikuara në mediat sociale thuhet se tregojnë pronarin e dëshpëruar teksa shpjegon se ariu ka “rrënuar gjithçka” dhe nuk ka lënë pothuajse asgjë pas.


Nga koshere të shumta kanë mbetur vetëm disa të paprekura.

Banorët komentuan, disa me keqardhje e disa duke bërë shaka, me njërin prej tyre që tha se “ariu po përgatitet për gjumin dimëror”.

Ata kërkuan gjithashtu që shteti të ofrojë ndihmë për mbrojtjen nga raste të tilla. /Telegrafi/