LAJMI I FUNDIT:

Ariu futet në oborrin e shtëpisë së një gruaje në Rumani, qentë e saj e largojnë nga aty

Ariu futet në oborrin e shtëpisë së një gruaje në Rumani, qentë e saj e largojnë nga aty

Gjithçka dukej e qetë në oborrin e një gruaje në Rumani, teksa qentë e saj luanin aty.

Por disa momente më vonë ndodhi e papritura.


Një ari u fut në oborr, në diçka që dukej si një përpjekje për të gjetur ushqim.

Por ishin qentë e saj që me trimëri e larguan ariun duke lehur në drejtim të tij dhe duke e ndjekur atë.

Ariu më në fund u largua i frikësuar nga ata, por se më vonë u kthye dhe u fut në oborrin e fqinjëve të saj.

Video e sipërme i ka kapur që të gjitha momentet. /Telegrafi/