LAJMI I FUNDIT:

Arinjtë e zi lundrojnë mbi mjellmën prej plastike

Arinjtë e zi lundrojnë mbi mjellmën prej plastike

Katër arinj të zi janë parë mbi një mjellmë me pedale në parkun Woburn Safari në Bedordshire të Anglisë.

Roja i parkut Tommy Babbington e kishte vendosur varkën e çuditshme për t’i argëtuar kafshët pasi një liqen i vogël ishte formuar aty nga reshjet e shumta.


“Ishte kënaqësi e madhe për vizitorët t’i shihnin ata në bord”, tha Babbington.

Ndryshe, ariu i zi është ariu më i zakonshëm në pyjet e Amerikës së Veriut.

Ata mund të rriten deri në 1.9 metra dhe të peshojnë deri në 300 kilogramë, shkruan skynews.

“Ka pasur shumë reshje këtë vit sa që është formuar një mini liqen, kështu që ne menduam të bënim diçka interesante për ta”, tha roja.

Bëhet e ditur se arinjtë janë intriguar nga “fqinji i tyre i ri” prej plastike dhe nuk kanë humbur shumë kohë.

Ata menjëherë kanë filluar ta lundrojnë liqenin e vogël së bashku me mjellmën. /Telegrafi/