LAJMI I FUNDIT:

Arilena Shala e Yll Dalladaku, të parët në Akademinë prestigjioze ushtarake – West Point

Arilena Shala e Yll Dalladaku, të parët në Akademinë prestigjioze ushtarake – West Point

Arilena Shala dhe Yll Dalladaku do të jenë studentët e parë nga Kosova që do të shkollohen në akademinë më prestigjioze ushtarake amerikane West Point. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës Atfiete Jahjaga.

“Arilena Shala dhe Yll Dalladaku do të jenë studentët e parë nga Kosova që do të shkollohen në akademinë më prestigjioze ushtarake amerikane West Point.


I përgëzoj ata dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në përmbushjen e kritereve rigoroze akademike, i cili do të hapë mundësi të reja për profesionalizimin dhe avancimin e kuadrove të ushtrisë tonë.

Ndjehem jashtëzakonisht krenare për këtë të arritur dhe falenderuese për mundësinë që West Point ua ofroi kadetëve të FSK-së si rezultat i bisedave me udhëheqësit e kësaj akademie gjatë vizitës time atje në vitin 2014”, ka shkruar Jahjaga në profilin e saj në Facebook.