LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Qeveria nuk ka marrë draft statutin e AKS-së, nesër publikojmë raportet e ekspertëve

Arifi: Qeveria nuk ka marrë draft statutin e AKS-së, nesër publikojmë raportet e ekspertëve

Shefi i Grupit Negociator i Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi në një deklaratë për KosovaPress ka përsëritur qëndrimin e ekzekutivit se nuk kanë marrë asnjë draft statut në lidhje me AKS-në, por vetëm disa raporte të punës së grupit punues të ekspertëve që po e draftojnë statutin. Apo, siç tha Arifi, procesverbale të takimeve të tyre me përfaqësues nga komunitetit serb.

“Dje nga Ministria e Pushtetit lokal kemi marrë disa raporte të aktiviteteve të ekipit menaxherial, aktivitete kryesisht të takimeve me grupe dhe palë të interesit, do të thotë me grupe dhe qytetarë të komunitetit serbë lidhur me aktivitete të ndryshme kulturore. Për shembull një prej tyre është për aktivitete kulturore, raporte për takimet me punëtorë të kulturës, pikëpamjet dhe vështrimet e tyre se si duhet dhe çka duhet të rregullohet për statutin e ardhshëm në të cilin ekipi menaxherial është duke e draftuar. Nuk kemi marrë draft statut të Asociacionit. Vazhdimisht po e themi këtë, janë procesverbale të takimeve. Në asnjë rrethanë nuk kemi thënë se kemi marrë draft statut, kemi marrë raportet e tyre në raport me opalët e interesit”, ka thënë Arifi.


Tutje ai ka thënë se këto raporte të punës që janë pranuar nga Qeveria janë dokumente publike dhe do të jenë të hapura për publik qysh nesër.

“Këto janë dokumente publike dhe nesër besoj do të jenë për opinion. Janë raporte të ekspertëve, të katër ekspertëve që takohen me punëtorë kulturor serbë dhe ata japin pikëpamjet e tyre se si duhet të jetë e organizuar jeta kulturore brenda për brenda asociacionit e tema të tilla”, ka thënë Arifi për KosovaPress.

Ai po ashtu ka treguar se të gjitha raportet janë dorëzuar në gjuhë shqipe, si dhe në gjuhën serbe, me alfabet latin dhe me çirilicë.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori