LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Nuk do të takohem me Bislimin e Nagavcin, na injoruan si Luginë

Arifi: Nuk do të takohem me Bislimin e Nagavcin, na injoruan si Luginë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se mos takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci është bërë se këta të fundit i kanë injoruar qytetarët e Luginës.

Arifi për Telegrafin ka theksuar se arsye tjetër e mos takimit është se nuk dëshiron, siç e ka quajtur ai, t’i nënshtrohet politikave të Lëvizjes Vetëvendosje.


“Nuk do të takohem me ta, për shkak se e kanë injoruar Komunën e Preshevës dhe çdo shqiptarë në Luginë”, tha Arifi.

“Arsyeja tjetër është që këto janë politikat e VV-së, sepse unë nuk i nënshtrohem atyre dhe kritikat të cilët i jap në kuadër të politikave të saja në dialog i shoh të mangët në koncept dhe në përfshirje të shqiptarëve në zgjidhje”, shtoi ai.

​Bislimi e Nagavci nesër për vizitë në Luginën e Preshevës, kjo është agjenda e takimeve
Lexo po ashtu ​Bislimi e Nagavci nesër për vizitë në Luginën e Preshevës, kjo është agjenda e takimeve

Në fund, Arifi thotë se Qeveria e Kosovës ende nuk i ka dorëzuar 2 milionë eurot e premtuara për Luginën.

“Gjithashtu ende nuk i kanë dërguar 2 milionë euro”, përfundon Arifi.

Aktualisht Bislimi dhe Nagavci janë duke zhvilluar takime me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori