LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Nuk ka lojë me Luginën, duam bashkim me Kosovën

Arifi: Nuk ka lojë me Luginën, duam bashkim me Kosovën

Ideja për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën është folur qysh moti. Por tani shumë më publikisht dhe kjo ide ka ardhur nga vet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë ide presidenti i Kosovës thotë se do ta propozojë edhe në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Në lidhje me këtë çështje, liderë të Luginës së Preshevës  tash e disa muaj kanë pasur takime të shpeshta me presidentin.


Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka treguar se e kujt ishte kjo iniciativë, ndonëse mohon që janë për shkëmbim territoresh.

Arifi thotë se ideja për bashkim është e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë, që e ka pranuar edhe presidenti Thaçi.

“Është pranuar kërkesa jonë që  vetëm të tematizohet çështja e Luginës së Preshevës për arsye se ne mendomi që është një momentum të cilën duhet ta shfrytëzojmë;  se kushedi kur  vjen ky momentum prapë. Kështu që në këtë drejtim, pasi që  Thaçi ka qenë negociator në vazhdimësi me Vuçiqin në Bruksel, ne iu kemi drejtuar edhe një herë Thaçit edhe herë pas here duke insistuar më në fund më ka pranuar. Unë jam kundër kësaj tezës që thonë se e ka nisur Thaçi edhe po i shfrytëzon tash shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe politikës së saj, bile kam dëgjuar në një emision një herë që, po mundohet me i djeg shqiptarët e Luginës së Preshevës si kartë politike në Bruksel, unë kisha kërkuar më shumë një unitet  politik në këtë drejtim”, tha Arifi për Kosovapress.

Arifi ka shtuar se kërkesën e bashkimit nuk e bëjnë në faturë të askujt e as për interesa të tyre personale. Megjithatë ai ka treguar se cilat janë tri kushtet  që Lugina t’i bashkohet Kosovës.

“Është e qartë që ne nuk kërkojmë shkëmbim territoresh, ne nuk themi merrni një pjesë në veri dhe jepnauni  Serbisë dhe merrna neve në Kosovë… Nga perspektiva e tij është korrigjim kufijsh, nga perspektiva jonë është me u bashkëngjit. Sa duash korrigjohu për neve është me u bashkëngjit. Nga perspektiva e tij në drejtim të Serbisë dhe Vuçiqit është korrigjim dhe duhet me u kon fer. Për neve çfarë është me rëndësi është që të mos shkëmbejmë territore, që të mos parcializohet Lugina e Preshevës, mos të ndahet në gjysmë, mos të ndahet në drejtim të autostradës apo të udhës hekurudhore, do të thotë, qikjo është për neve me rëndësi, qito jon kushtet tona dhe të kemi mbështetje ndërkombëtar, qito tre kushte nëse plotësohen, pastaj për neve vjen në pyetje që të bashkëngjitim. Ne nuk dojmë me u bashkëngjit e pastaj me dëmtu Kosovën, apo të krijojmë efekte anësore, politike në drejtim tà « stabilitetit rajonal edhe këtë nuk e daum”, tha Arifi.

Pavarësisht se BE Arifi është  shprehur kundër një iniciative të tilla, ku sipas tij disa vende janë duke e përkrahur, por që ende janë duke u zhvilluar debate.

I pyetur se a ka gjasa që kërkesën e tyre, presidenti t’a keqpërdor, ai deklaroi  se nuk ka shansa që askush të luajë lojë me Luginën.

“Nuk ka shans me lujt me neve loja, shumë ma lojtarë jemi edhe këtë së pari ia kam thënë edhe Serbisë. Iu kam thënë edhe miqve të mi ndërkombëtarë. Ia kam thënë edhe Edi Ramës. Ia kam thënë edhe Hashim Thaçit edhe këtë ia them të gjithëve të cilët mundohen në interesin e tyre, në faturën tonë të shqiptarëve të luginës së Preshevës, me i realizu pastaj interesat e tyre”, tha Arifi.

Më 29 shtator të muajit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje organizoi  protestë për të kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh.

Kundërshtimet për këtë çështje , e po ashtu edhe protestën e organizuar, Arifi i quajti më shumë politike, duke shtuar se spektri politik në Kosovë duhet të jetë më i unifikuar.

Nëse ky proces do të ndodh, sipas tij do të marrë shumë kohë, mirëpo më e rëndësishmja, siç tha ai, është se si do të bashkohet  lugina e Preshevës me Kosovën.

Duke mos përjashtuar se e ka “hall”, nëse do të ndodh shkëmbimi i territoreve, ani pse ai ka theksuar, që i beson iniciativës së presidentit Hashim Thaçi. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori