LAJMI I FUNDIT:

Arifaj: S’ka bisedime sekrete me Serbinë, përcaktimi i kufirit sjell vetëm të mira

Arifaj: S’ka bisedime sekrete me Serbinë, përcaktimi i kufirit sjell vetëm të mira
Foto: Arkiv

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj, ka thënë se tash ka një momentum të favorshëm për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Reklama

Sipas tij, vëmendja ndërkombëtare është rikthyer te vendosja e paqes në Ballkan, dhe si rezultat te marrëveshja ndërmjet dy shteteve.

“Ajo që cilësohet fazë përfundimtare ka filluar, përkundër ngecjes që kemi për shkak të taksës. Kjo do të thotë që është krijuar një momentum shumë i favorshëm edhe në rajon, edhe skenën ndërkombëtare, në favor të një marrëveshjeje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, që do ta mbyllte kapitullin e luftës”, ka thënë Arifaj në Klan Kosova.

Arifaj ka dhënë sqarime pse pikërisht tash është momenti që të arrihet marrëveshja Prishtinë – Beograd.

Ai ka thënë se është kusht për të gjitha shtetet e Ballkanit, që të mbyllin çështjet e hapura.

Këshilltari i Thaçit, e ka mohuar që ka bisedime sekrete me shtetin serb.

“Nuk ekzistojnë bisedimet sekrete. Është e pavërtetë, e pasaktë, se ka bisedime të fshehta. Nuk ka bisedime të fshehta, nuk ka marrëveshje të fshehta. Çfarëdo marrëveshje që të arrihet duhet të ratifikohet me 2/3 e votave të deputetëve. Nuk mund të ketë marrëveshje të fshehtë që do t’ju imponohet qytetarëve”, ka deklaruar Arifaj.

Duke folur për përcaktimin e kufirit, Arifaj ka thënë se një gjë e tillë sjellë vetëm të mira.

“Sikurse me Malin e Zi dhe me Maqedoninë, ne duhet ta përcaktojnë kufirin me Serbinë. Të mirat janë të shumta edhe për tërë rajonin.  Dialogu ka krijuar shqetësime tek të gjitha komunitetet, por është me rëndësi që të vazhdojë dialogu. Marrëveshja paqësore do të ketë rol transformues për shoqërinë tonë. Do të ketë rol transformues në tejkalimin e çarjeve etnike. Komunitetet nuk do ta perceptojnë njërin-tjetrin si kërcënim, por si bashkëqytetarë”, u shpreh Ardian Arifaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Lajme
Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Lajme
Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Lajme
​Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

​Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

Lajme
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Lajme
Kalo në kategori