LAJMI I FUNDIT:

Arianit Hoxha: Asnjë parti shqiptare nuk e ka mbështetur Lëvizjen Besa

Arianit Hoxha: Asnjë parti shqiptare nuk e ka mbështetur Lëvizjen Besa

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa Arijanit Hoxha, konfirmoi marrëveshjen që është arritur me Lëvizjen Besa dhe Qeverinë për procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Hoxha tha se ata kanë propozuar 4 amendamente, prej të cilave dy janë pranuar, ndërsa dy të tjerët i kanë tërhequr, por kanë marrë premtim nga qeveria se do të diskutohet në të ardhmen, njofton Telegrafi Maqedoni.


Hoxha tha se në këtë proces Lëvizja Besa nuk është mbështetur nga asnjë parti shqiptare.

Zyrtarizohet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit, Maqedonia drejtë ndryshimit të Kushtetutës
Lexo po ashtu Zyrtarizohet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit, Maqedonia drejtë ndryshimit të Kushtetutës

“Siç e dini kemi propozuar 4 amendamente, 2 prej të cilave kanë pasur lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe të cilët janë pranuar. I pari është për diasporën, ndërsa në Ligjin kushtetues është gjetur formulim i cili garanton përdorimin e nënshtetësisë në gjuhën shqipe, me të cilin dokumentet që do t’i posedojnë shqiptarët shtetësia do të jetë “Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore”. Dy amendamentet tjera që nuk kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës, u dakorduam që t’i tërheqim, por do të bisedojmë në të ardhmen. Këto dy amendamente kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe pozitën e shqiptarëve në preambulë”.

“Kemi arritur arritje të mëdha, pasi nuk mbyllet ashtu siç kanë dashur disa këto çështje të rëndësishme. Fatkeqësisht nuk kemi pasur mbështetje nga asnjë parti shqiptare dhe këtë e kemi arritur vet, duke pasur parasysh edhe presionin kohor. Mund të përfundojmë se Lëvizja Besa duke ofruar mundësi për shtet evropian, arriti të mundësojë të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese”, tha mes tjerash Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori