LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande i dhuron Kim Kardashian linjën e saj të bukurisë mes romancës me Pete Davidson

Ariana Grande i dhuron Kim Kardashian linjën e saj të bukurisë mes romancës me Pete Davidson

Duket se Ariana Grande nuk ka mëri ndaj ish-it të saj, Pete Davidson.

Super ylli i popit i dhuroi të dashurës së re të ish-të fejuarit të saj, Kim Kardashian, një kuti me produkte të mira nga linja e saj e kozmetikës e lansuar së fundmi, REM Beauty .


Themeluesja e Skims padyshim që e vlerësoi gjestin, pasi ajo ndau imazhe të dorëzimit special në Instagram Story, duke u siguruar që të etiketonte si Grande ashtu edhe markën.

Kim Kardashian Instagram

Këngëtarja 28-vjeçare i dhuroi gjithashtu produktet e reja Chrissy Teigen, disa njohësve të bukurisë në TikTok dhe shoqes së saj prej shumë kohësh, Elizabeth Gillies.

Kim Kardashian përpiqet të shesë këpucët e saj Yeezy pas divorcit nga Kanye West
Lexo po ashtu Kim Kardashian përpiqet të shesë këpucët e saj Yeezy pas divorcit nga Kanye West

Grande dhe Kardashian, më parë pozuan së bashku në MTV Video Music Awards 2016. Në vitin 2017, Kardashian solli vajzën e saj, North West, në turneun “Dangerous Woman” në Forum. /Telegrafi/