LAJMI I FUNDIT:

‘Ar i bardhë’ i shekullit XXI – çmimi i të cilit ka shpërthyer në tregun botëror, e keni në shtëpi por ndoshta nuk e dini

‘Ar i bardhë’ i shekullit XXI – çmimi i të cilit ka shpërthyer në tregun botëror, e keni në shtëpi por ndoshta nuk e dini

Kosta Rika, një vend ku minierat e hapura janë të ndaluara, është bërë lider në nxjerrjen e metaleve të rënda si litiumi – jo nga toka, por nga bateritë e vjetra.

Fabrika e riciklimit Fortech, e cila u hap gati tri dekada më parë në Cartago, rreth 27 kilometra larg kryeqytetit San Jose, cilësohet si një “minierë urbane”.


Gjatë gjashtë vjetëve të fundit, ajo është fokusuar në nxjerrjen e litiumit prej baterive të rikarikueshme të përdorura nga telefonat celularë, laptopët, veturat elektrike dhe panelet diellore.

Dhe siç shkruan raporton France24, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për miliona bateri që hidhen çdo vit si mbeturina.

Edhe pse kutia e baterisë degradon gjatë një periudhe prej 100 vjetësh, metalet toksike brenda saj nuk degradojnë kurrë.

Fortech ka gjetur një “minierë ar” përmes nxjerrjes së metaleve nga bateritë, duke i siguruar në të njëjtën kohë planetit tonë një “litar shpëtimi”.

“Tani e dimë se nuk është diçka që duhet hedhur. Ne e dimë se është një burim që mund të ripërdoret”, ka thënë Guillermo Pereira, shefi i Fortech, transmeton Telegrafi.

“Është e rëndësishme të thyhen paradigmat”, shtoi 54-vjeçari Pereira, i cili me djalin e tij, Francisco shpiku një metodë të re për nxjerrjen e metaleve nga bateritë e harxhuara.

“Bota ka nevojë për një ekonomi që riciklon materialet e çmuara në vend që të prodhojë materiale të reja”, tha ai.

Ar i bardhë

Mihja e litiumit shpesh kryhet në kushte që janë të dëmshme për mjedisin, punëtorët dhe banorët vendas.

Por në Fortech, i gjithë litiumi vjen nga 1500 ton bateri të harxhuara që hidhen çdo vit në Kosta Rika, shpjegoi menaxheri i projektit, Francisco Pereira.

Bateritë e përdorura mblidhen në qendrat tregtare, dyqanet e elektronikës ose shitësit e veturave elektrike.

Litiumi është quajtur “ar i bardhë” ose “nafta e shekullit XXI” dhe vitet e fundit çmimi i tij ka shpërthyer në tregun botëror.

Në nëntor të vitit 2020, vlera e litiumit ishte 5,700 dollarë për ton ndërsa në shtator të vitit 2022, vlera e tij u rrit në 60,500 dollarë për ton për shkak të rritjes të prodhimit të veturave elektrike.

Megjithatë, impiantet e prodhimit të litiumit konsumojnë miliona litra ujë dhe mund të jenë të dëmshme për mjedisin.

Por kur litiumi nxirret nga bateritë e ricikluara, vetëm një e katërta e dioksidit të karbonit që ngroh planetin lirohet në krahasim me minierat e litiumit, pohon Henry Prado, kimist në Fortech.

Riciklimi e shpëton planetin nga ndotja mjedisore e shkaktuar nga “metoda e zakonshme e asgjësimit” të baterive të litiumit, të cilat zakonisht thjesht hidhen, shtoi Prado.

Sipas Shoqatës Amerikane Kimike, në botë riciklohen vetëm 5 për qind e të gjitha baterive litium-jon.

Pionierët

Në Fortech, bateritë e përdorura vendosen në një “rrip transportues” që i dërgon në grirëse.

Në këtë mënyrë, mbetjet shndërrohen në një përzierje kobalti, nikeli, mangani dhe litiumi, e njohur si “masa e zezë”.

Këto metale përbëjnë rreth 57 për qind të çdo baterie, ndërsa pjesa tjetër është bakër, alumin, plastikë dhe hekur, të cilat gjithashtu janë të riciklueshme.

Fortech nuk e posedon teknologjinë, që ndan metalet nga “masa e zezë” kështu që ata ua shesin këto produkte të pa ripërpunuara fabrikave në Evropë për të përfunduar më tutje procesin dhe të prodhojnë bateri.

Pavarësisht kësaj, Agjencia Gjermane e Zhvillimit (GIZ) pretendon se Fortech e ka kthyer Kosta Rikën në një “pionier të Amerikës Latine për vlerësimin e baterive të përdorura të litiumit”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori