Dy sulmuesit e Interit, Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez, por edhe  Giovanni Simeone e Paulo Dybala, janë ftuar nga Kombëtarja e Argjentinës, që e ka lënë jashtë Lionel Messi.

U flit se legjenda e futbollit argjentinas do të qëndrojë jashtë fushave me kombëtare këtë vit dhe ashtu do të ndodh.

Ai nuk është ftuar për dy ndeshjet me Guatemalan dhe Kolumbinë.

Lionel Messi Griezmann e1530392686640 Lionel Messi (Foto: Getty Images)

Trajneri i përkohshëm, Lionel Scaloni, u ka besuar sulmuesve të Serie A për këto dy ndeshje.

Icardi që nuk ishte ftuar në Kampionatin Botëror, do të jetë i ftuar për këtë ndeshje, së bashku me Lautaro Martinezin.

GettyImages 694045226 Mauro Icardi (Getty Images)

Aty janë edhe Giovanni Simeone dhe Paulo Dybala. /Telegrafi/


Skuadra e Argjentinës: Romero, Rulli, Armani; Mercado, Acuna, Funes Mori, Pezzella, Salvio, Tagliafico, Kannemann, Franco, Di Placido, Bustos; Meza, Vargas, Cervi, Vazquez, Lo Celso, Paredes, Ascacibar, Battaglia, Palacios, Gonzalo Martinez; Pavon, Angel Correa, Lautaro Martinez, Icardi, Simeone, Dybala.


telegrafi sport app