Këngëtari i njohur shqiptar, Ardit Çuni, ka qenë gjithnjë pjesëmarrës në konkurset e kompeticionet muzikore që janë organizuar ndër vitesh.

Përveç kësaj, ai ka qenë pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision këtë vit si përgjegjësi për mediat dhe komunikimin me publikun.


E së fundmi ai iu përgjigj ndjekësve kur u pyet nëse do të jetë si konkurrent në Festivalin e 61-të të RTSH-së.

640 0 47ba1652 ae83 4b34 ad9c 70541d1576d3 190 Ardit Çuni/Foto: Screenshot/InstaStory

“Ndoshta kur RTSH të më likuidojë borxhet që më kanë akoma nga Eurovision 2022…. Ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetin të mbledhura nga taksat tona për artistin dhe performancën e tij/ saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo për të plotësuar tekat apo çokat e drejtuesve”, u shpreh ai.

“Ops, më fal që e thashë”, vazhdoi më tej artisti.

Ai sivjet ka qëndruar prej disa javësh në Itali për shkak të pjesëmarrjes së Ronelës në Eurovision 2022.

I njëjti mes tjerash për publikun u bë edhe më i njohur për paraqitjen në Big Brother VIP. /Telegrafi/