LAJMI I FUNDIT:

Arda Turan ishte viktimë e një mashtrimi të madh, humbi 13 milionë euro në një çast

Arda Turan ishte viktimë e një mashtrimi të madh, humbi 13 milionë euro në një çast

Ish-futbollisti turk, Arda Turan ka rënë viktimë e një mashtrimi të madh, për të cilin ka mbetur pa një shumë marramendëse prej 13 milionë eurosh.

Për këtë, ish-anëtari i Barcelonës telefonoi Secil Erzanin, drejtorin e bankës nga Stambolli që e mashtroi.

“Ai më tha se kushdo që investon para në fondin e tij të investimeve do të bëjë para. Kam investuar 13 milionë euro. Të gjitha paratë dhe mundi, gjithçka që kam bërë prej vitesh, u zhdukën papritmas”, ka thënë fillimisht Turan për gazetën Sport.


“Më shkatërruan paratë dhe mundi. Më fal, kjo më lodhi plotësisht. Të gjitha kursimet e mia humbën në një çast”, përfundoi legjenda turke.

Meqë ra fjala, Turan e përfundoi karrierën e tij si lojtar në shtator 2022, pas së cilës iu përkushtua punës së trajnerit. Aktualisht është trajner i ligës së dytë Eyupspor.

Në vitet si lojtar, Turan ka veshur fanellat e Barcelonës, Atletico Madridit, Galatasarayt, Basaksehirit dhe Manisasporit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori