Prokurorët turq kanë ngritur padi kundër Arda Turanit në lidhje me përleshjen e tij me një këngëtar turk dhe kërkojnë nga gjykata që të dënohet me 12 vjet e gjysmë burg.

Futbollisti që është në pronësi të Barcelonës akuzohet për ngacmim seksual, përdorim të palicencuar të armëve dhe shkaktim të qëllimshëm të dëmtimit ndaj këngëtarit Berkay Sahin - raporton agjencia e lajmeve, Anadolu.


Edhe Sahin, i cili për emër skenik e shfrytëzon vetëm emrin e tij Berkay, është paditur po ashtu dhe prokurorët kërkojnë dënim me dy vjet burg.

31-vjeçari Turan ishte shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij në lidhje me incidentin, i cili ka ndodhur jashtë një klubi natë në Stamboll, ku ia kishte thyer hundën këngëtarit.

https://dai.ly/x6vc5oo

Berkay Sahin ndodhej me gruan e tij, Ozlem Ada Sahin, në klubin e natës kur ndodhi incidenti. Këngëtari ka thënë për gazetën Haberturk se Turan ia kishte ngacmuar gruan dhe pastaj e kishte sulmuar vet atë.

Sipas Daily Sabah, gjatë përleshjes, Arda ia kishte thyer hundën Sahinit, ashtu që ky i fundit ka kërkuar ndihmë mjekësore. Turan është konfrontuar më këngëtarin e muzikës pop edhe në spital, kurse më pas i ka kërkuar falje.

Futbollisti i ka mohuar akuzat se e ka sulmuar Berkay Sahinin, i cili ka pohuar se Arda ka gjuajtur edhe me armë.

ArdaTuran 1 Emre Belezoglu dhe Arda (Photo by Levent Kulu/Getty Images for IMG)

Mesfushori turk në sezonin e kaluar u huazua te Basaksehiri, duke qenë se nuk arriti ta tregonte veten te Barcelona, ku u transferua nga Atletico Madridi. /Telegrafi/