LAJMI I FUNDIT:

Arbër Hajdari u nderua me çmimin për Lidership Humanitar

Arbër Hajdari u nderua me çmimin për Lidership Humanitar

Sot në Kolegjin Universum u mbajt ligjërata publike me Z. Arbër Hajdarin, drejtor ekzekutiv i fondacionit humanitar “Fundjavë Ndryshe”, ku foli për “Rolin e StartUp-ve jo-fitimprurëse në zhvillimin e kapitalit human dhe ekonomik të vendit”.

Gjatë ligjeratës ai tregoi për fillimet e krijimit të këtij fondacioni, vështirësitë që hasi gjatë këtij procesi dhe gjithë punën e palodhshme që u bë deri tek finalizimi i këtij projekti që sot është një nga organziatat më të mëdha bamirëse në Evropë.

Ai inkurajoi të gjithë të pranishmit me theks të veçantë studentët që të ndëmarrinë hapa për të realzuar idet e tyre, ndër të tjera potencoi se dega e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” do të hapet edhe në Kosovë, në shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë kësaj ligjerate, Kolegji Universum për z. Arbër Hajdari, ndau edhe çmimin për “Lidership Humanitar”.

Universum mbetet i përkushtuar në përkrahjen e fondacioneve të tilla humanitare.

Për më shumë informata rreth eventeve të tilla dhe aktiviteteve në Kolegjin Universum:

Facebook: Kolegji Universum

Instagram: universumcollege

Nr.tel: +383 44 144 062

E-mail: info@universum-ks.org

Artikull i sponzorizuar