LAJMI I FUNDIT:

Arbër Ademi: Viti shkollor nuk do të përsëritet

Arbër Ademi: Viti shkollor nuk do të përsëritet

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sot tha se viti shkollor nuk do të përsëritet, derisa e vlerësoi si të suksesshëm realizimin e mësimit online.

Ai tha se kjo është gjë e mirë për të gjithë nxënësit në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Reaguam shpejt dhe me efikasitet. Ndërprerja e procesit arsimor zgjati vetëm disa ditë dhe pastaj filloi në mënyrë online të realizohet. Viti shkollor filloi të realizohet, që nënkupton se ky vit shkollor nuk do të përsëritet. Ky ishte opsioni më i mirë kur nuk ka opsion tjetër”, tha Ademi.

Ai foli edhe për maturën shtetërore, me ç’rast përmendi se tani për tani po shqyrtohen dy propozime, njëri që provimi në fjalë të mbahet gjatë muajit qershor dhe tjetri që ky provim të shlyhet për këtë gjeneratë të maturantëve.

Megjithatë, ai tha se këto propozime dhe një sërë masash të tjera do të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori