Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja ditën e djeshme (e mërkurë) zbuluan edhe gjininë e foshnjës, duke treguar se po presin një vajzë.


Derisa është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë, modelja nga Kumanova nuk ka ngurruar të publikojë disa imazhe tërheqëse me barkun e rrumbullakosur.

Screenshot 2 18 Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Ajo shkëlqen me dukjen atraktive, gjersa kjo periudhë e ka bërë të duket edhe më në formë.

Çifti gjatë muajit të kaluar po ashtu kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe pak ditë më vonë njoftuan për fëmijën.

Screenshot 1 24 Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Të njëjtit janë së bashku për më shumë se dy vite, megjithëse u raportuan për disa kriza në romancën e tyre. /Telegrafi/

Screenshot 3 17 Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Screenshot 4 10 Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)