LAJMI I FUNDIT:

Arben Vitia e Përparim Rama flasin për tri problemet në Prishtinë dhe zgjidhjet për to

Arben Vitia e Përparim Rama flasin për tri problemet në Prishtinë dhe zgjidhjet për to

Kandidatët në garën e balotazhit për të parin e kryeqytetit të Kosovës, kanë folur në lidhje me tri problemet më të mëdha të Prishtinës, dhe zgjidhjet që kanë ata si fitues potencial të kësaj gare.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë paraqitur qasjen e tyre ndaj probleme. të cilat kanë nevojë për zgjidhje të menjëhershme.


Vitia ka thënë se problemi i parë është intervenimet për të mundësuar qarkullimin e qytetarëve nëpër kryeqytet.

“E para zbatimi i planit të lëvizshmërisë apo mobilitetit, me intervenime të cilat do ta mundësonin lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve në Komunën e Prishtinës, duke siguruar parkingje të reja, duke siguruar rrugë të reja për autobus, transport publik dhe të gjitha që përfshihen në planë të mobilitetit”, tha Vitia.

Tutje, kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës tha se ajo që i duhet Prishtinës është edhe shfrytëzimi i potencialit të të rinjve dhe grave.

“Qoftë me Start Up-e, qoftë me vende të reja të punës, e mbi të gjitha me realizimin e ëndrrave të tyre të cilat shpesh janë aktivitetet më të mira në Komunën e Prishtinës, kanë ndodhur nga komuniteti, jo me përkrahje apo fillim nga institucioni. Kjo, përmes qendrave rinore e kulturore, përmes inkubatorëve të biznesit, të cilët mendoj se do t’i japin një boost të jashtëzakonshëm punësimit”, tha Vitia në “Përballje”, në Telegrafi.

Arben Vitia në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

Ai tha se ka edhe shumë probleme tjera, si shërbimet shëndetësore cilësore, Spitali i Prishtinës, si dhe shërbime sociale më të mira.

“Nëse më thua cilën ta ndaj është shumë e vështirë, sepse janë një mori problemesh që duan qasje sistematike për zgjidhje”, theksoi kandidati i LVV-së për kryetar të kryeqytetit.

Ndërkaq, sipas kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama njëra ndër problemet që mund të zgjidhet më shpejt është çështja e trotuareve.

Përparim Rama në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

“Trotuaret për shembull, duhet të lirohen menjëherë, duhet parkingjet të rregullohen, trafiku normal, qentë endacak, siguria, hapësirat publike, këto janë ato të menjëhershme, normal pastaj ndërtimi i shkollave e i çerdheve”, u shpreh Rama në “Përballje”. /Telegrafi/

Intervista e plotë me Arben Vitinë:

Intervista e plotë me Përparim Ramën:

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori