LAJMI I FUNDIT:

Arben Gashi: Propozimi i parë për themelimin e Byrosë Shtetërore të Hetimit është i LDK-së

Arben Gashi: Propozimi i parë për themelimin e Byrosë Shtetërore të Hetimit është i LDK-së

Shefi e deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kjo parti nuk është kundër themelimit të Byrosë Shtetërorë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Po, Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; jo ndërhyrjeve politike, jo veprimeve kundërkushtetuese dhe jo mospërfilljeve të opinioneve të Komisionit të Venecias”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai thotë se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duhet të themelohet në përputhje me opinionet e Komisionit të Venecias.

“Na duhet ndërtimi i një sistemi që nuk ndikohet nga urdhrat politik e nga cilado qeveri kurdoherë”.

I pari i deputetëve të LDK-së madje thotë se propozimi i parë për një agjenci të tillë ishte i LDK-së.

Kurti për themelimin e Byrosë Shtetërore: Do të bëhet konfiskimi civil i pasurisë, pa dënim
Lexo po ashtu Kurti për themelimin e Byrosë Shtetërore: Do të bëhet konfiskimi civil i pasurisë, pa dënim

“Fillimisht duhet kujtuar se propozimi i parë për themelimin e Byrosë Shtetërore të Hetimit është propozim i LDK-së, gjë që dëshmon seriozitetin dhe mbështetjen tonë për një agjenci të tillë.

Ideja e shfaqur nga unë për themelimin e këtij institucioni ka dalë si rezultat i një sistemi ku: Agjencia Kundër Korrupsionit, Prokuroria në të gjitha nivelet e saj, Inteligjenca Financiare, Task Forca Speciale dhe Policia, merren me të njëjtën gjë – korrupsionin dhe elementet e tij.”

Megjithatë deputeti shton se shumësia e institucioneve që merren me korrupsionin ka bërë të mundur që jo rrallë herë, për të njëjtin rast, me apo pa qëllim, institucioni përkatës ia ka marrë apo i ka ndërhyrë tjetrit duke e ngatërruar rastin, ku sipas tij në fund ka ndikuar negativisht në efikasitet dhe rezultat.

“Ndaj dhe atëherë është menduar se si duhet ndërtuar një sistem efikas, si Byroja Shtetërore e Hetimit, mirëpo jo duke e krijuar atë si super institucion mbi institucionet shtetërore dhe ligjore, por një organ kolegjial koordinues, me ç’rast secili prej institucioneve do ta kishte përfaqësuesin e saj brenda. Pra, duke e ndërtuar një sistem të organizuar, pa e përfshirë Gjykatën si institucion të pavarur, e cila duhet të gjykoj veprimet ose mosveprimet e ekzekutivit”.

Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim
Lexo po ashtu Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim

“Vendit tonë i duhet një sistem që garanton barazi e drejtësi, ku pamundëson ndërhyrjet dhe ndikimin e urdhrave politikë. Nuk na duhet një propozim që bie ndesh me opinionet e Komisionit të Venecias dhe është kundërkushtetues”, ka shtuar tutje Gashi.

Opozitari mendon se duhet të ketë sa më pak politik e sa më shumë profesionalizëm dhe ide që kanë të bëjnë me efikasitetin e Byrosë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori