LAJMI I FUNDIT:

Arben Gashi: Nuk e dija që na kompensoheshin shpenzimet e udhëtimit, u tërhoqa nga ai përfitim në mandatin e dytë

Arben Gashi: Nuk e dija që na kompensoheshin shpenzimet e udhëtimit, u tërhoqa nga ai përfitim në mandatin e dytë

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u raportua se gjatë dy viteve të mandatit të tij të parë si deputet i Kuvendit kishte përfituar mbi 10 mijë euro benificione nga Kuvendi për udhëtim.

Gashi përmes një shënimi në Facebook, nuk e ka mohuar një raportim të tillë por që thotë se në atë kohë Sekretariati i Kuvendit e kishte parë të arsyeshëm një kompensim të tillë për deputetët që udhëtonin.


Deputeti opozitare madje thotë se nuk ishte në dijeni në atë kohë për këtë kompensim.

“Mandati im si deputet i Kuvendit të Kosovës është i pesti me radhë. Gjatë mandatin tim të parë, kam jetuar në komunën e Pejës. Në atë kohë, për pjesën dërmuese të deputetëve, apo ata që jetonin jashtë kryeqytetit, Sekretariati i Kuvendit të Kosovës kishte vlerësuar se duhet t’iu paguhen shpenzimet e udhëtimit. Thënë të drejtën, asokohe as nuk e dija që na takonte një gjë e tillë, gjë që e kam kuptuar me shumë muaj vonesë”, ka njoftuar Gashi, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se nga momenti që ka vendosur të jetojë në Prishtinë ka hequr dorë nga ky benificion.

“Mirëpo, nga mandati im i dytë e tutje unë jetoj në Prishtinë. Dhe nga dita ime e parë e mandatit tim të dytë, e kam njoftuar Sekretariatin e Kuvendit të Kosovës që tash e tutje jetoj në kryeqytet dhe se normalisht lirohem nga pagesa e udhëtimit”.

Gashi thotë se tërheqja nga përfitimi i kompensimit të udhëtimit është bërë me vullnet të lirë dhe pa ndonjë presion nga opinion publik.

“Për të qenë edhe më konkret; me vetëdije e ndërgjegje të pastër, në harmoni me normat e etikes, me vullnetin tim të lirë dhe pa presionin e opinionit publik, unë kam njoftuar e kërkuar, si dhe jam liruar nga pagesa e shpenzimeve të udhëtimit që nga dita ime e parë e mandatit tim të dytë – para 10 vitesh, apo që nga koha që unë jetoj në Prishtinë”, ka deklaruar tutje Arben Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori