Në fund të dhjetorit, tabloidi ndërkombëtar Variety, që shquhet si një ndër mediumet botërore me fokusin më të madh në kinematografi, solli një listë me 13 serialet më të mira ndërkombëtare gjatë vitit 2021.
Pjesë e kësaj liste të ngushtë ishte edhe seriali norvegjez “Countrymen”, i cili është prodhim i një regjisori shqiptar dhe me protagonist një aktor shqiptar gjithashtu.
Aktori Arben Bala, i cili ka një karrierë të suksesshme në Norvegji, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar më shumë mbi sukseset e këtij seriali, i cili përfundoi i shpërblyer me një çmim shumë të rëndësishëm në Festivalin e Kanës për seriale (Cannseries), të mbajtur në tetorin e vitit të kaluar.

“Historia e serialit ‘Countrymen’ ndjek katër burra myslimanë që lëvizin në një pjesë rurale të Norvegjisë dhe përfundojnë duke krijuar biznesin e parë të prodhimit të djathit hallall në Norvegji. Regjisori Izer Aliu duke e njohur kualitetin dhe përkushtimin tim në punë ma besoi rolin kryesor në këtë serial”, ka thënë Arbeni për Telegrafin.
Duke iu referuar faktit se ky serial përfundoi në listën e 13 serialeve më të mira nga Variety dhe me çmimin Palma e Artë në Festivalin e Kanës për seriale (Canneseries), aktori me prejardhje nga Kosova tregoi në vazhdimësinë e bisedës se është shumë krenar për të arriturat e tij në kinematografi.
“Kam punuar 17 vite për të krijuar karrierë në industrinë e filmit. Suksesi arrihet me përkushtim dhe vullnet për punë. Natyrisht se me të parë suksesin e ‘Countrymen’, edhe unë si çdo njeri ndjehem krenar dhe jam i lumtur për suksesin e arritur në këtë serial të përzgjedhur në mesin e 13 serialeve më të pëlqyera në botë për vitin 2021 nga Variety”, thekson aktori Bala.

Të fitosh çmim në Festivalin e Kanës është e rrallë për një shqiptar, por Arbeni për Telegrafin tregoi se ky vlerësim nga një juri e rangut botëror erdhi si fryt i një pune të palodhur disa vjeçare.
“Nuk është aspak e lehtë të krijosh karrierë në Norvegji. Planet e mia në të ardhmen mbeten të punoj edhe më shumë për të arritur atë që synoj. Vet fakti se jam përzgjedhur një ndër aktorët më të mirë në Festivalin e Kanës nga juria me famë botërore më ka bërë të ndihem tejet i lumtur”, tha aktori i “Countrymen” për Telegrafin.

Teksa ka gjetur suksesin në shtetin nordik, aktori vazhdon të ruajë një lidhje shumë të fortë me rrënjët e tij. “Në Kosovë vij të paktën një ose dy herë në vit. Me prejardhje jam nga qyteti i Minatorëve, Mitrovica”, thotë ai.
Mes filmit dhe angazhimeve në kinematografi, Arbeni duket se ka edhe një pasion tjetër, të cilin e ka zhvilluar për shumë vite në shtetin skandinav.
“Jam pasionant për t’iu ndihmuar fëmijëve të mitur për 15 vite me radhë. Me artet marciale jam marrë një kohë të gjatë dhe kam qenë trajner në ‘kickboxing’ në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo”, thotë ai.

Ndonëse nuk nguron të prononcohet për jetën profesionale, aktori nga Mitrovica duket se nuk është edhe aq i shpejtë kur pyetet për jetën private, duke zgjedhur të përgjigjet thjeshtë dhe shkurt: “Jam shumë i lumtur dhe i plotësuar edhe në jetën private”.
Për fund, teksa përshëndetë lexuesit e Telegrafit, Arbeni nuk ngurron të ndajë me ta edhe thënien motivuese të tij, që e çon përpara drejt sukseseve në jetë dhe karrierës.

“Thënia ime e jetës është: ‘Nëse dëshirën të arrish atë që synon duhet ta duash po aq sa frymëmarrjen’. Ju përshëndes juve dhe të gjithë lexuesit e Telegrafit. Ruajeni dhe duajeni njëri-tjetrin”, përfundon aktori Bala.
Seriali “Countrymen” i regjisorit shqiptar Izer Aliu renditet si një prej serialeve më të shikuara të vitit 2021 në Norvegji, me një vlerësim mbi tetë (8) në IMDb. /Telegrafi/
Traileri zyrtar i “Countrymen”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Publikohet traileri i serialit “The Last of Us”, sezoni i dytë vjen më 13 prill

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa