LAJMI I FUNDIT:

Arban Abrashi propozohet për kandidat për kryetar të LDK-së, nuk e pranon kandidimin

Arban Abrashi propozohet për kandidat për kryetar të LDK-së, nuk e pranon kandidimin

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur Kuvendin Zgjedhor për ta zgjedhur kryetarin e saj pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga kjo pozitë.

Në këtë Kuvend, siç merr vesh Telegrafi, për ta marr këtë pozitë është propozuar edhe Arban Abrashi.


Mirëpo ky i fundit nuk e ka pranuar kandidimin.

Gjithçka çfarë ndodhi gjatë Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku kryetar u zgjodh Lumir Abdixhiku
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi gjatë Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku kryetar u zgjodh Lumir Abdixhiku

Ndryshe nga 335 delegatë që kanë të drejt vote, të pranishëm janë 328.

Në garë për të parin e LDK-së janë: Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. /Telegrafi/