LAJMI I FUNDIT:

Araujo i gatshëm për paraqitjen e parë të sezonit – pritet të luajë ndaj Dortmundit

Araujo i gatshëm për paraqitjen e parë të sezonit – pritet të luajë ndaj Dortmundit

Barcelona do të rikthehet sërish në aksion në Ligën e Kampionëve, ku të mërkurën do të vihen përballë Borussia Dortmundit. 

Blaugranasit do të takohen me gjigantin gjerman më datë 11 dhjetor, vetëm tri ditë pas barazimti të tyre me rezultat 2-2 ndaj Real Betisit. 

Ai barazim bëri që skuadra e Hansi Flick të humbasë terren në garën për titull dhe për këtë arsye do të synojë të bëjë rotacione në Ligën e Kampionëve. 


Si pjesë e parapërgatitjeve për udhëtimin në Gjermani, Flick do të vlerësojë skuadrën e tij teksa pritet të ketë disa rotacione. 

Barcelona favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e sulmuesit 18-vjeçar
Lexo po ashtu Barcelona favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e sulmuesit 18-vjeçar

Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, një prej ndryshimeve mund të jetë paraqitja e parë këtë sezon për Ronald Araujo, pasi rikthimi i tij nga lëndimi ishte shtyrë paraprakisht. 

Flick ka kërkuar për kujdes maksimal për shkak të lëndimit të tij, por ai tashmë ka kompletuar disa seanca stërvitore dhe duket i gatshëm për lojë. 

Uruguaiani me shumë gjasë do të jetë në bankën rezervë në ‘Signal Iduna Park’, por mund të marrë disa minuta në pjesën e dytë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori