Araujo dërgohet me urgjencë në spital pas përplasjes në kokë dhe humbjes së ndjenjave

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, është dërguar me autoambulancë në spital, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Celta Vigos.
Në përpjekje për ta pastruar topin në minutën e 63-të, ai u përplas në kokë me Gavin.
Araujo u çua dhe u përpoq ta vazhdonte lojën, para se të rrëzohej në fushë për shkak të lëndimit në kokë.
Futbollistët e Barcelonës bënë menjëherë me shenjë kah stafi mjekësor që të intervenonin për bashkëlojtarin e tyre.
https://twitter.com/RafaaCastillo14/status/1524136703425875969

Nga
Telegrafi
10/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































