LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite e quan të pasaktë raportin e SHBA-së për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Arabia Saudite e quan të pasaktë raportin e SHBA-së për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë konkluduar në një raport të ri se gazetari saudit, Jamal Khashoggi u vra nga një skuadër saudite që vepronte nën komandën e Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, raporti i paklasifikuar i lëshuar të premten konfirmoi rolin e zyrtarëve të lartë të inteligjencës që besojnë se udhëheqësi de-facto i Arabisë Saudite luajti rol në vrasjen e Khashoggit në vitin 2018.

Lidhur me këtë rast ka reaguar Ministria e Jashtme Saudite e cila i quajti të pasakta këto konkluzione, si dhe hodhi poshtë vlerësimin e fundit.


Raporti amerikan i zbulimit: Princi saudit miratoi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi
Lexo po ashtu Raporti amerikan i zbulimit: Princi saudit miratoi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

“Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite e hedh poshtë vlerësimin në raport që i përket udhëheqjes së Mbretërisë dhe vëren se raporti përmbante informacione dhe konkluzione të pasakta”, tha ministria e jashtme e saudite.

Jamal Khashoggi ishte kolumnist për gazetën Washington Post, i cili kishte qenë kritik ndaj qeverisë saudite. Ai u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kalo në kategori