LAJMI I FUNDIT:

Raporti amerikan i zbulimit: Princi saudit miratoi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Raporti amerikan i zbulimit: Princi saudit miratoi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka deklasifikuar raportin e agjencive të zbulimit, lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jammal Khashoggi.

Siç pretendohet në raport, Princi saudit Mohammed bin Salman ka miratuar që në Stamboll, gazetari të “kapet dhe mbytet”, transmeton Telegrafi.


“Që nga viti 2017, trashëgimtari i fronit ka kontroll absolut mbi organet e sigurisë në këtë vend, që e bën pak të besueshëm që zyrtarët saudit do ta kryenin operacionin e kësaj natyre pa miratimin e tij”, thuhet në raport.

Gjithashtu theksohet që princi “e ka konsideruar Kashoggin si kërcënim për mbretërinë dhe ka përkrahur përdorimin e masave të dhunshme nëse është e nevojshme”.

Autorët e dokumentit kanë shkruar se “kanë besim të madh” që shtatë persona, emrat e të cilëve janë zbuluar në raport kanë “marrë pjesë, urdhëruar apo në çfarëdo mënyre ishin bashkëpjesëmarrës e përgjegjës për vdekjen e Jamal Khashoggi” dhe atë në emër të Bin Salman.

Sauditët që e kanë “likuiduar” Khashoggin, kishin udhëtuar deri në Stamboll me një aeroplan të një kompanie private që një vit para vrasjes ishte konfiskuar nga Bin Salman, thuhet në një raport të CNN duke u nthirur në dokumente që kanë mbishkrimin “top sekret”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori