LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite e interesuar ta blejë kompaninë Tesla (Foto)

Arabia Saudite e interesuar ta blejë kompaninë Tesla (Foto)

Elon Musk po dëshiron ta privatizojë kompaninë Tesla dhe për këtë i duhet para, ndërsa është e pa pritshme se kush iu paraqit si bashkëpunëtor

Gjatë javës së kaluar, mësuam se CEO i Teslas është duke planifikuar ta privatizojë këtë kompani, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, Musk është i njohur për qëndrimet e tij në Twitter, të cilat nuk heziton t’i mbrojë me këmbëngulje shumë të madhe. Shkrimi tij se është i interesuar ta blejë kompaninë dhe për këtë i duhen investitorë, ka zgjuar interesimin e publikut.

Meqenëse për këtë kompani duhet të paguhen më se 80 miliardë dollarë, Arabia Saudite ka bërë një hap përpara në ketë drejtim duke e treguar interesimin e saj.

Sipas Bloomberg, Fondi i Investimeve Publike në Arabinë Saudite që për momentin ka pesë për qind të aksioneve në Tesla, ka shfaqur interesim të madh që të jetë pjesë e privatizimit.

Ky shtet i pasur nuk e ka problem çmim e madh, vetëm se ky rast është shumë më kompleks. Në këtë industri duhet investim shumë i madh gjatë tërë kohës, ndërsa kthimi nuk është i menjëhershëm, apo thënë më mirë bëhet shumë vonë.

Derisa gjatë tërë kohës, duhet pasur ‘strategji-monitoruese’. Njohësit e automobilizmit, mendojnë se këta investitorë nuk duhet ta konsiderojnë Teslan si prodhues të veturave, por të ardhmen e makinave elektrike.

Deri më tani, ka vetëm projekte ideore dhe asgjë konkrete, ndërsa nuk ka ndonjë raport që tregon për ndonjë shifër. Mësohet se disa zyrtarë arabë, deri më tani kanë kryer disa biseda me Musk lidhur me privatizimin.

Gjëja më befasuese e kësaj blerjeje, do ishte fakti që Arabia Saudite po shfaqë interesim për makinat elektrike, duke lënë pas ato me djegie të brendshme. Tashmë dihet se ky shtet, është prodhuesi më o madh i naftës në botë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto

"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori