Komisioni i Grandeve sot ka aprovuar rishikimin e buxhetit për Kornizën afatmesme të shpenzimeve (KASH) 2021-2023.
Ministria e Financave ka filluar procesin e rishikimit të KASH-it për shkak të pasojave socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19 e që kanë ndikuar në rënien e të hyrave buxhetore.
Gjatë muajit prill të këtij viti, MF pati hartuar KASH-in duke u bazuar në vlerësimin e situatës socio-ekonomike të vështirësuar nga pandemia dhe parashikimeve se në gjysmën e dytë të vitit 2020 situata ekonomike do t’i kthehet normalitetit.
Bazuar në këto parashikime, MF kishte pritur një rritje ekonomike reale prej 2.1% për vitin 2020. Megjithatë, vlerësimet e fundit sugjerojnë për një rënie më të ndjeshme të aktivitetit ekonomik sesa që ishte parashikuar, ku rritja reale e BPV-së për vitin 2020 pritet të luhatet brenda intervalit [- 6.5% deri në – 5.0%].
Zhvillimet e pafavorshme në ekonomi janë reflektuar në të hyrat buxhetore prej më shumë se 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe rënie akoma më të lartë krahasuar me planin e të hyrave të planifikuara për vitin 2020.
Po ashtu, performanca e dobët e ekonomisë dhe e të hyrave gjatë vitit 2020 dhe pasiguria që pritet të karakterizojë edhe vitin e ardhshëm do të reflektojë në uljen e të hyrave edhe për periudhën afatmesme (2021- 2023) nga niveli i projektuar në KASH në muajin prill 2020. Duke marrë për bazë këtë situatë, MF është e detyruar që në rishikimin e KASH-it ta reflektojë këtë trend të të hyrave.
Ulja e projeksioneve buxhetore në KASH 2021-2023 do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe prek të gjitha organizatat buxhetore në mënyrë proporcionale, thuhet në komunikatë për media.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë