Aprovohet nga shkencëtarët: Muaji i lindjes ndikon në shëndetin dhe karakterin tuaj
Shkenca moderne ka dëshmuar se planetët nuk kanë ndikim në jetët tona.
Sidoqoftë, disa hulumtime të fundit tregojnë se sezoni në të cilin kemi lindur ndikon në jetët dhe shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.
Por, si ndikon muaji i lindjes në jetët tona? Cilave gjëra duhet t’u kushtojnë vëmendje personat e lindur në vjeshtë, verë, pranverë e dimër?
Këto janë disa prej pyetjeve të cilave ekspertët janë munduar t’ua gjejnë përgjigjet.
Fillimisht, përse muaji i lindjes ndikon te ne?
Përgjatë vitit, femrat marrin sasi të ndryshme të dritës diellore. Shkencëtarët nga Budapesti mendojnë se mungesa e kësaj drite mund të ketë ndikim në zhvillimin e bebes në barkun e nënës.
Muaji i lindjes ndikon në nivelin e dopaminës dhe serotoninës – hormone të lumturisë dhe disponimit të mirë.
Bashkë me këtë, hulumtuesit spanjollë e kishin definuar lidhjen mes muajit të lindjes së një personi dhe dispozitave për 27 sëmundje kronike.
Janari
Personat e lindur në dimër janë më pak temperament dhe dhe neverik sesa ata të lindur në sezonat tjera. Sidoqoftë, ju nuk merrni shumë diell gjatë kësaj periudhe të vitit, prandaj edhe jeni më të rrezikuar nga disponimi i keq dhe depresioni nëse keni lindur në janar.
Personat e lindur në janar shpeshherë kanë ulcera gastrike, probleme me kapsllëk, sulme në zemër dhe migrenë.
Shkurt
Ata të cilët e kanë ditëlindjen në shkurt duhet të jenë më të kujdesshëm nga problemet e gjëndrave tiroide, osteoartritit, sëmundjeve të zemrës (meshkujt) dhe trombozës (femrat).
Mars
Të gjithë njerëzit e lindur në pranverë janë më të rrezikuar nga hipertimia – ata janë gjithmonë në disponim të mirë. Ata të cilët kanë lindur në mars, prill dhe maj shpeshherë janë optimistë gazmorë.
Meshkujt e lindur në mars mund të kenë astma, probleme me zemër dhe katarakt, ndërkaq femrat reumatizëm, kapsllëk dhe artrit.
Prill
Meshkujt e lindur në prill janë më të rrezikuar nga osteoporoza, problemet e gjëndrave tiroide dhe astma, ndërkaq femrat nga bronkiti, tumori dhe osteoporoza.
Maj
Meshkujt e lindur në maj janë më të rrezikuar nga astma, depresioni dhe diabeti. Femrat janë më të rrezikuara nga osteoporoza, kapsllëku dhe alergjitë kronike.
Qershori
Njerëzit e lindur gjatë verës e shikojnë botën me më pozitivet, megjithëse kanë luhatje disponimi.
Meshkujt e lindur në qershor janë po ashtu më të rrezikuar nga katarakti, bronkiti kronik dhe sëmundjet e zemrës, ndërkaq femrat priren të vuajnë nga reumatizmi, problemet me urinë dhe artriti.
Korriku
Personat e lindur në korrik janë më të prirë të kenë astmë, artrit, tumor dhe dhimbje kronike në qafë.
Gushti
Meshkujt e lindur në gusht mund të vuajnë nga osteoporoza, astma dhe problemet me gjëndra tiroide, ndërkaq femrat nga reumatizmi, artriti dhe tromboza.
Shtatori
Të gjithë njerëzit e lindur në vjeshtë janë më të prirë të mos bëhen nevrikë. Lajmi i mirë është se po ashtu njerëzit e lindur në shtator, tetor dhe nëntor janë më pak të rrezikuar nga depresioni.
Tetori
Meshkujt e lindur në muajin tetor mund të kenë probleme me gjëndra tiroide dhe migrenë, ndërkaq femrat me anemi dhe nivele të larta të kolesterolit.
Nëntori
Meshkujt e lindur në nëntor janë më të prirë të kenë sëmundje kronike të lëkurës, probleme të zemrës dhe probleme me gjëndrën tiroide, ndërkaq femrat janë më të rrezikuara nga sulmet e zemrës, venat varikoze dhe kapsllëku.
Dhjetori
Meshkujt e lindur në muajin e fundit të vitit janë më të prirë të kenë katarakt, depresion dhe probleme të zemrës, ndërkaq femrat nga astma, tromboza dhe bronkiti kronik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj