LAJMI I FUNDIT:

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Përdoruesit e telefonave të mençur iPhone kanë arsye që të gëzohen, duke marrë parasysh lajmin më të fundit për sistemin operativ iOS-18.

Siç raporton ueb-faqja e specializuar MacRumors, me versionin e ri të iOS, iPhone do t’u ofrojë pronarëve shumë më tepër liri kur bëhet fjalë për paraqitjen e ekranit (Home Screen), transmeton Telegrafi.


Ka të ngjarë që ikonat e aplikacioneve të mbeten të “kyçura” në një formacion të caktuar në ekran, për të ruajtur të paktën një nivel uniteti, por burime për këtë portal thonë se përdoruesit do të mund të përditësojnë më lirshëm pozicionet e tyre.

Për shembull, ndoshta do të jetë e mundur të krijohen hapësira, rreshta dhe kolona midis aplikacioneve.

Përdoruesit e iPhone tashmë mund ta bëjnë këtë me disa aplikacione të palëve të treta, por një veçori e ndërtuar paraprakisht do të ishte e mirëpritur.

Që nga iOS 16, është e mundur të redaktoni Lock Screen, kështu që pritet që funksione të ngjashme tani të kalojnë në Home Screen, i cili do të shënonte një nga ndryshimet më të mëdha në ekranin bazë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës

Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës "Horizon: Forbidden West"

Lojëra
Kalo në kategori