LAJMI I FUNDIT:

Apple do të mundësoj shkarkimin e të dhënave tuaja që ata posedojnë

Apple do të mundësoj shkarkimin e të dhënave tuaja që ata posedojnë

Apple pëlqen të mburret si kompani e përgjegjshme ndaj privatësisë dhe kanë dhënë goditjet e tyre ndaj të tjerëve si Facebook, të cilët kanë përjetuar disa skandale lidhur me privatësinë gjatë viteve. Në fakt, herët këtë vit për të dëshmuar se sa transparent janë, Apple njoftoi se do t’i bënte të dhënat tuaja që posedon kompania, të disponueshme për ju, njofton Ubergizmo.

Në thelb, këto të dhëna përmbajnë të gjithë informacionin që Apple pretendon të ketë për ju. Kjo do të thotë se nëse jeni kurioz për atë se çfarë lloj të dhënash Apple mund të ketë mbledhur për ju gjatë viteve të përdorimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre, gjithçka që duhet të bëni është të drejtoheni në faqen e internetit të privatësisë së Apple, të regjistroheni dhe më pas ju duhet të jeni në gjendje të gjeni mundësinë që ju të shkarkoni të dhënat tuaja.


Fillimisht kjo veçori nuk do të jetë ende në dispozicion për të gjithë përdoruesit, përcjell Telegrafi.

Duket se ata që jetojnë në SHBA, Evropë, Australi, Kanada, Islandë, Litenshtajn, Zelandë të Re, Norvegji dhe Zvicër do të jenë në gjendje të hyjnë në këtë veçori, por mund të paramendojmë se së shpejti duhet të jetë në dispozicion për të gjithë.

Megjithatë, nëse nuk dëshironi të prisni, mund të drejtoheni këtu, ku mund të paraqisni një kërkesë që Apple të ju jap të dhënat tuaja. Është procedurë pak më e gjatë dhe do të ketë më shumë hapa të përfshirë, por është një opsion valid, nëse nuk mund të prisni që funksioni të jetë i gatshëm për ju. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Mësohen çmimet e iPhone 13, Mini 13, Pro 13 dhe Pro Max 13

Mësohen çmimet e iPhone 13, Mini 13, Pro 13 dhe Pro Max 13

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Kalo në kategori