LAJMI I FUNDIT:

Apple raporton se ka nisur të punojë në zgjidhjen e problemeve të iCloud (Foto)

Apple raporton se ka nisur të punojë në zgjidhjen e problemeve të iCloud (Foto)

Aplikacioni iCloud i Apple ka pasur problem gjatë ditës së djeshme, një ditë para bllokimit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Shumë shfrytëzues, e kanë pasur problem të hynë në iCloud, teksa të tjerë kishin problem me fotografitë, kontaktet dhe kalendarin, transmeton Telegrafi.

Në ueb-faqe, Apple e ka postuar në listë, kur tregon për problemet që janë shfaqur në iCloud dhe raporton se ka nisur të punojë, në zgjedhjen e problemit. Megjithëse, nuk ka bërë të ditur asnjë detaj.

Sipas Down Detector, probleme më të mëdha me iCloud kanë pasur përdoruesit në Evropë, pjesërisht në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mësohet se gjendja tani është e mirë. /Telegrafi/