LAJMI I FUNDIT:

Apple pritet të investoj 500 milionë dollarë në shërbimin e tyre të lojërave, Apple Arcade

Apple pritet të investoj 500 milionë dollarë në shërbimin e tyre të lojërave, Apple Arcade

Muajin e kaluar Apple njoftoi planet për lansimin e shërbimit të abonimit të lojërave, të quajtur Apple Arcade.

Kompania gjithashtu zbuloi se shërbimi i abonimit do të ofrojë më shumë se njëqind lojëra ekskluzive dhe – pa asnjë kosto shtesë për parapaguesin – qasje në veçoritë e plota të lojës, përmbajtje shtesë, lojëra pa reklama dhe përditësime në të ardhmen.

Sipas Financial Times, burime të mirë-informuara kanë cituar se Apple ka vendosur të shpenzojë mbi 500 milionë dollarë për blerjen dhe zhvillimin e titujve të lojërave për Apple Arcade.

Me sa duket, investimet e bëra për fondet e zhvilluesve për këtë projekt janë shumë më tepër sesa shuma mesatare e shpenzuar për titujt konvencional.

Kur u prezantua Apple Arcade, Apple deklaroi se shërbimi i abonimit të lojërave premium do të ofrojë mbi njëqind lojëra ekskluzive në lansim, duke përfshirë tituj origjinal nga krijuesit e njohur si Hironobu Sakaguchi, Ken Wong dhe Will Wright.

Gjiganti teknologjik me bazë në Cupertino gjithashtu emëroi disa studio lojërash me të cilat ka partnerizuar për projektin, duke përfshirë edhe Konami, LEGO, SEGA dhe Cartoon Network.

Thuhet se Apple ofron stimuj shtesë për zhvilluesit nëse zgjedhin t’i bëjnë lojërat e tyre ekskluzive për Apple Arcade.

Apple Arcade do të lansohet këtë vjeshtë në mbi 150 vende. Megjithatë, Apple ende nuk ka njoftuar një çmim për shërbimin e ardhshëm të abonimit të lojërave me pagesë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
Kalo në kategori