LAJMI I FUNDIT:

Apple po punon në një iPad të palosshëm – raporti tregon se kur do të prezantohet ai

Apple po punon në një iPad të palosshëm – raporti tregon se kur do të prezantohet ai

Një raport i ri nga Mark Gurman i Bloomberg, thotë se Apple po punon në një iPad masiv të palosshëm, potencialisht pajisja e ardhshme e madhe e kompanisë.

Megjithatë, kjo nuk është një diçka e re.

Kompanitë si Microsoft dhe Lenovo kanë eksperimentuar me pajisje me ekran të dyfishtë dhe të palosshme në të kaluarën.


Por, qasja e Apple synon të jetë ndryshe, duke u fokusuar në një dizajn që duket dhe ndjehet si një fletë e vetme xhami kur shpaloset, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjiganti i teknologjisë po zhvillon një pajisje të ngjashme në madhësi me një iPad të madh të cilin supozohet se do ta prezantojë në vitin 2028.

Është ende e paqartë se çfarë sistemi operativ do të përdorë kjo pajisje, por mund të jetë iPadOS ose një variant i tij.

Ndërsa mund të mos jetë një hibrid i plotë iPad-Mac, pritet të ketë veçori nga të dyja.

Gurman pretendon se deri në vitin 2028, iPadOS duhet të jetë mjaft i fuqishëm për të ekzekutuar aplikacionet macOS, ndërkohë që do të mbështesë akoma aksesorët e iPad si Apple Pencil.

Duhet të theksohet se ky iPad i palosshëm nuk është e vetmja gjë në të cilën Apple po punon.

Kompania po eksploron gjithashtu në iPhone të palosshëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Kalo në kategori