LAJMI I FUNDIT:

Apple përmbyll blerjen e departamentit të modemëve të telefonave të Intel

Apple përmbyll blerjen e departamentit të modemëve të telefonave të Intel

Në fillim të këtij viti, Apple njoftoi se do të përvetësojnë biznesin e modemit të telefonave intelegjentë të Intel, duke konfirmuar në thelb se kompania përfundimisht mund të fillojë ndërtimin e modemeve të vet të telefonave, që nga ana tjetër zvogëlon besimin dhe varësinë e kompanisë nga të tjerët, si Qualcomm.

Intel ka konfirmuar që blerja që nga atëherë ka përfunduar.


Sipas Intel, “Siç u zbulua më parë, ky transaksion i mundëson Intel të përqëndrohet në zhvillimin e teknologjisë për rrjetet 5G duke ruajtur mundësinë për të zhvilluar modem për aplikacione jo-smartphone, të tilla si PC, pajisje interneti dhe automjete autonome.”

Për ata që kërkojnë kontekst, më parë u raportua se Apple dhe Intel po punojnë për zhvillimin e një modemi 5G që mund të gjente rrugën drejt iPhone të ardhshëm.

Ka kohë që Apple është përpjekur të jetë sa më e qëndrueshme në prodhim dhe ky është një hap tjetër në këtë drejtim. /Telegrafi/