LAJMI I FUNDIT:

Apple nuk do të përdorë më procesorët Qualcomm, ja pse kjo është e rëndësishme?

Apple nuk do të përdorë më procesorët Qualcomm, ja pse kjo është e rëndësishme?

Apple me të vërtetë po ndryshon. Kompania amerikane do ta ndalë përdorimin e modemeve superiore mobile të Qualcomm për iPhone-ët e ardhshëm, tha drejtori i përgjithshëm i prodhimit të procesorëve George Davis gjatë preyentimit të tyre për të ardhurat e Q3.

Pse duhet të dini këtë? Për shkak se iPhone juaj i ardhshëm mund të ketë shpejtësi më të ngadalshme të të dhënave LTE se sa telefonat konkurrues Android.


“Ne besojmë se Apple ka ndërmend të përdorë vetëm modemët e konkurrentëve tanë në vend të modemeve tona në lansimin e tyre të ardhshëm të iPhone,” raporton CNET.

Pa Qualcomm që furnizon Apple me modemë celulari, krijuesi i iPhone ka të ngjarë të kalojë në përdorimin e modemeve të Intel, të cilat janë të shpejtë, por jo aq sa ata të Qualcomm.

Vendimi i Apple për të mos përdorur modemët e Qualcomm është pothuajse me siguri si rezultat i mosmarrëveshjeve të tyre ligjore mbi licensat e patentave me shitësin e procesorëve, raporton CNET.

Aktualisht, Apple përdor procesorë nga të dy Qualcomm dhe Intel për iPhone. Nëse keni një iPhone që funksionon në një rrjet CDMA (Verizon ose Sprint), pajisja juaj vjen me një modem Qualcomm. Megjithatë, nëse pajisja juaj funksionon në një rrjet GSM (T-Mobile ose AT & T), LTE-ja është mundësuar nga një modem Intel.

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Teknologji
Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Teknologji
Kalo në kategori