LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të lansojë gjashtë iPhone në 2020, pohojnë burimet

Apple mund të lansojë gjashtë iPhone në 2020, pohojnë burimet

Apple zakonisht lanson tre iPhone çdo vit, por thashethemet e fundit kanë spekuluar se viti 2020 do të jetë ndryshe.

Sipas tyre, mund të shohim deri në gjashtë pajisje, katër prej tyre me ekran OLED, ndërsa iPhone i rregullt 12 dhe pasardhësi i iPhone SE me një panel LCD.

Ky iPhone i ri SE 2 gjithashtu supozohet të quhet iPhone 9 dhe tani, më shumë informacione kanë dalë në sipërfaqe.

Tani, flitet për mundësinë e marrjes së një iPhone të dytë LCD.

Zinxhirët e furnizimit janë zakonisht një burim i madh informacioni, dhe këtë herë Digitimes ka bërë një raport duke cituar Chipbond Technology.

Ekzistojnë prova specifike që pretendojnë se kjo kompani ka marrë porosi për dy pajisje të ndryshme LCD pasi Chipbound i bën dërgesat për ekranet LCD.

Këto informacione na bëjnë të besojmë se Apple mund të jetë duke planifikuar të na japë një iPhone 9 të dytë më vonë gjatë vitit, mbase iPhone SE 2 Plus, ose iPhone 9 Plus.

Ky iPhone i ri do të duket si iPhone 8, por do të paketoj karkteristika më të mira, dhe çmimi i tij mund të filloj në 399 dollarë. /Telegrafi/