Apple mund ta shndërrojë Sirin në chatbot të ngjashëm me ChatGPT?

Sipas një raporti nga Mark Gurman i Bloomberg, përditësimi i shumëpritur i Siri-t nga Apple mund ta shndërrojë asistentin inteligjent në një chatbot të ngjashëm me ChatGPT.
Burimet e tij thonë se Siri, i cili do të integrohet në iOS 27, mund të jetë pika qendrore e prezantimit të Apple në WWDC në qershor.
Chatbot-i Siri, me emrin e koduar “Campos”, do të funksionojë si me zë ashtu edhe me tekst.
Zëvendëspresidenti i lartë i Apple, Craig Federighi, kishte deklaruar më parë se nuk donte që Siri të ishte një chatbot, por përkundrazi, se donte që opsionet e Al të Apple të ishin “të integruara në mënyrë që të ishin aty sa herë që të nevojiteshin”.
Por duket se plani i lojës ka ndryshuar për shkak të presionit në rritje nga suksesi i chatbot-eve të Al të kompanive të tjera.
Nuk është sekret që Apple ka mbetur prapa në garën e Al.
Kompania e vonoi disa herë lansimin e një “ Siri më të personalizuar ” dhe vitin e kaluar kërkoi një partner për Al, duke testuar teknologjinë e konkurrentëve si OpenAI dhe Anthropic për një marrëveshje të mundshme.
Në fund të fundit, Apple zgjodhi Gemini të Google si partnerin e saj të Al, gjë që dy gjigantët e teknologjisë e konfirmuan më parë këtë muaj. /Telegrafi/



















































