LAJMI I FUNDIT:

Apple mohon pretendimet e rusëve për spiunazh

Apple mohon pretendimet e rusëve për spiunazh

Apple Inc ka mohuar pretendimet e bëra nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) se ka bashkëpunuar me spiunët amerikanë për të vëzhguar përdoruesit rusë të iPhone.

Në një deklaratë, kompania tha se “asnjëherë nuk ka punuar me asnjë qeveri për të futur në ‘dyert e pasme ’ ndonjë produkt të Apple dhe nuk do ta bëjë kurrë”, raporton skynews.


Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi këtë mbrëmje se kishte zbuluar një operacion spiunazhi amerikan që komprometoi mijëra iPhone duke përdorur softuer të sofistikuar të vëzhgimit.

Kaspersky Lab me bazë në Moskë pretendoi se dhjetëra pajisje të punonjësve të saj ishin komprometuar gjatë operacionit.

FSB shtoi se komploti tregoi “bashkëpunim të ngushtë” midis Apple dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare – agjencia amerikane përgjegjëse për inteligjencën dhe sigurinë kriptografike dhe të komunikimit.

Ndryshe, FSB-ja nuk dha asnjë provë se Apple kishte bashkëpunuar ose kishte dijeni për fushatën e spiunazhit. /Telegrafi/