LAJMI I FUNDIT:

Apple ka filluar rregullimin e 4G tek konsumatorët e IPKO-së

Apple ka filluar rregullimin e 4G tek konsumatorët e IPKO-së

Pas një pune intensive të ekipeve të Apple dhe IPKO-së, Apple ka filluar të dërgojë një përditësim (update) specifik për operatorin IPKO, tek konsumatorët e saj.

Të gjithë përdoruesit e iPhone, të cilët tashmë e kanë pranuar këtë përditësim specifik, mund të lundrojnë lirshëm në rrjetin 4G.

Klientët e IPKO-së, përdorues të iPhone, duhet ta përditësojnë këtë konfigurim specifik, pasi ta kenë pranuar nga Apple.

Fillimisht duhet të shkoni në Settings/General/About. Pasi të shfaqet Carrier Settings

Update në ekranin tuaj, ju lutem bëni përditësimin, duke shtypur butonin “Update”.

IPKO falënderon të gjithë klientët e saj dhe ekipet e Apple për punën e tyre të palodhshme në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Artikull i sponzorizuar