Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim lansuan sonte në Prizren projektin e financuar nga BE “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes mbrojtjes përfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i cili përkon me vitin e trashëgimisë kulturore evropiane 2018.
Me këtë rast, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se projekti do të fillojë së shpejti dhe do të ketë aktivitete të shumta për të dëshmuar vlerat e trashëgimisë evropiane.
Ajo theksoi se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një ndër vlerat e çmuara të Bashkimit Evropian, i cili ka dhënë një ndihmë të rëndësishme në këtë fushë në Kosovë, përmes së cilës promovohet vendi në botë.
“Kosova është e pasur me trashëgimi kulturore që kanë jetuar këtu në të kaluarën në diversitetit duke bërë Kosovën unike. Projekti është testament e vlerave të mëdha për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe komuniteteve. Përmes këtij projekti të rehabilitimit, promovohet trashëgimia kulturore e vendit. Kinema Lumbardhi ku ne jemi sot është zgjedhur për këtë ngjarje pasi përfaqëson një erë të rëndësishme për qytetin dhe jetën e tij kulturore. Projekti tregon diversitetin e komuniteteve për t’i afruar së bashku, në veçanti të rinisë, komunitetet e të cilave ndajnë trashëgiminë për të punuar së bashku”, tha ajo.
Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për zhvillim dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, tha se faza e dytë e projektit që implementohet nga kjo organizatë, promovon ndërtimin e mirëbesimit përmes restaurimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
“Në fazën e parë kemi punuar me intensitet të madh me komunën, me komunitetet, shoqërisë civile, policinë dhe institucionet nacionale dhe kemi vënë një bazë solide për të vazhduar me frymë të njëjtë. Në fazën e dytë do të rritim angazhimin e të rinjve, pasi Kosova ka një popullsi kryesisht të re dhe ndajnë përgjegjësinë për ruajtjen e asaj që është më e vlefshme, trashëgimisë kulturore”, tha Richardson.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukaj, ka thënë se ruajtja e trashëgimisë kulturore është investim në ruajtjen e bashkëjetesës dhe se do të ketë mbështetjen e komunës që ai drejton.
“Si prizrenas kudo që kam shkuar në botë kam qenë krenar me Prizrenin. Krenaria për qytetin tim ka buruar nga dashuria për të, por edhe nga lavdatat e njerëzve që kanë vizituar Prizrenin. Ndër lëvdatat që kam dëgjuar janë për njerëzit e saj, mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët. Kjo mirësi që hetohet në Prizren, bazohet në trashëgiminë kulturore të saj, në xhaminë, katedrale, sheshe e rrugicave, sahat kullë e kalldrëmin e Prizrenit bazohet në trashëgiminë e Prizrenit, por edhe artizanale”, tha ai.
Një mesazh të para-incizuar përmes video-linkut për të pranishmit ka mbajtur Tibor Navracscis, komisionar evropian për arsim, kulturë, rini dhe sport, ndërsa Ares Shporta ka prezantuar një histori të shkurtër të kinemasë Lumëbardhi- vendet kulturore si qendra të kohezionit shoqëror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore