LAJMI I FUNDIT:

Apostolova dëgjon rrëfimin e një gruaje të komunitetit rom viktimë e dhunës në familje

Apostolova dëgjon rrëfimin e një gruaje të komunitetit rom viktimë e dhunës në familje

​ ​Në ditën ndërkombëtare të romëve, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar Rrjetin e OJQ-ve të grave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas të Kosovës (RrOGRAEK). Ajo ka dëgjuar rrëfimin e një gruaje rome, viktimë e dhunës në familje, dhe një vajze me nevoja veçanta, ku si shkak i kësaj ishte e privuar nga e drejta në pjesëmarrje të projekteve në shkollën ku ka shkuar. Apostolova, mes tjerash ka premtuar përkrahje nga BE-ja, në mënyrë që vajzat e reja rome të arsimohen.

Florije Mumini, nga komuna e Gjilanit për shumë vjet me radhë, ishte viktimë e dhunës në familje. Dhunën ajo e përjetonte nga bashkëshorti i saj.


Mumini thotë se gjatë kësaj kohe, asnjëherë nuk ka pasur ndjenjën se po jetonte.

“ Mendoja se unë kam lindur të kem një fat të tillë. Mendoja se kam fatin si të gjitha vajzat tjera të komunitetit rom edhe pse unë u martova me dashuri, me atë person. Dhe unë mendoja se si grua duhet të lajë, të fshij, zij në shtëpi. Jeta ime ka qenë ajo që të ju shërbej të tjerëve. Dhe nuk kisha ndjenjë se unë jam e gjallë dhe që jam qenie njerëzore dhe se unë duhet t’i duroja të gjitha ato… Pas një kohe fillova t’i kuptoj gjërat ndryshe, fillova të ndjehem më e fortë dhe se nuk jam vetëm në këtë shoqëri”, tha ajo.

Ajo thotë se një ditë u takua me Shpresa Agushin, drejtoreshën ekzekutive të RrOGRAEK, e cila e kishte bindur që të raportojë dhunën që po përjetonte, pavarësisht se ishte një grua rome.

Mirëpo, ajo thotë se përkundër vështirësive ekonomike që ka tani, ajo ndihet shumë e lumtur që ka arritur të parandalojë dhunën që me vjet ushtrohej ndaj saj.

Ndërsa Elza Bojku rrëfen historinë e saj, si është keqtrajtuar vetëm pse pse ëhstë me aftësi të kufizuara.

“Unë jam keqtrajtuar për faktin se jam me nevoja të veçanta, dhe për faktin se unë gjithmonë kam qenë pjesë e klasës, por nuk kom qenë pjesë e klasës vetëm për faktin se jom kon ndryshe. Edhe në projektet që ata i kanë zhvilluar, mu nuk mu ka leju me marrë pjesë në asnjë projekt dhe kanë thënë, jo nuk mundesh edhe jon largu prej meje veç për faktin se jam ndryshe prej atyre”, ka thënë Bojku.

Ajo rrëfen se ka qenë gjithmonë e gatshme të kontribuojë, por që një mundësi e tillë nuk i ka takuar asnjëherë.

Këto histori ato kanë ndarë para shefes së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Kjo e fundit ka motivuar të gjitha gratë, që dhuna të mos tolerohet asnjëherë.

“ Dhuna në familje nuk duhet të tolerohet kurrë, është problem jo vetëm në shoqërinë kosovare, por është edhe një fenomen i gjerë në të gjithë botën. Dhe është shumë e pikllueshme që grupet më të prekura janë viktimat e këtyre krimeve. Duhet kurajo e madhe që të bisedohet për këto çështje. Duke pasur kurajo dhe inkurajim për të folur me zë për këto çështje, kështu inkurajojmë edhe femrat tjera që të bëjnë të njëjtën. Për atë arsyje unë jam këtu me ju, kam ardhur këtu që të ju përgëzoj për trimërinë e juaj dhe të bisedoj me ju. Por, kjo nuk është e tëra lufta kundër këtyre fenomeneve duhet të jetë edhe luftë e cila duhet të bëhet nga drejtësia, nga ajo që duhet të ndërtojnë politika dhe nga policia”, tha ajo.

Apostolva u premtoi se BE-ja do të vazhdojë t’i përkrah dhe që vajzat e reja rome të arsimohen.

Drejtoresha ekzekutive e këtij rrjeti, Shpresa Agushi ka treguar për gjendjen e komunitetit, në kohën kur ka filluar punën.

“Kemi rritje të numrit të raportimeve, sepse komuniteti rom, ashkali dhe egjiptianë, në kohën kur filluam vetëdijësimin se çka është dhuna në familje, nuk e dinin në fakt se çka është. Dhe abuzimet apo rrahja psikike, apo ekonomike të gjitha këto që ishin pjesë të dhunës, ata i merrnin se pjesë normale, si pjesë të jetës. Tani sidomos rinia, sepse ne punojmë përveç me gra edhe me burra, edhe me studentë . Të rinjtë e komuniteteve janë për ndryshime, janë që të kemi një numër sa më të vogël të dhunës në familje, janë të gatshëm për avokim dhe të raportojnë, në mënyrë që dhuna në familje pak nga pak të arrij të zvogëlohet. Sepse nuk mund të zhduket”, ka thënë ajo.

Ndryshe, dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në të gjithë botën./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori