Aplikimi për dokumente personale, prej sot edhe në Mavrovë

Minstri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në stacionin policor në Rosushte ka lëshuar në përdorim aparaturën për dhënien e dokumenteve personale për banorët e Komunës së Mavrovës dhe Rosushtes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasovski tha se ky vendim është si rezultat i vlerësimeve për nevojën e banorëve që kjo komunë të ketë mundësi të lëshojë dokumente perosnale.
Pas kësaj, banorët e Komunës së Mavrovës dhe Rosushtes nuk do të duhet të udhëtojnë deri në Gostivar, siç ka qenë deri tani për nxjerrjen e dokumenteve personale./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































