LAJMI I FUNDIT:

Aplikantët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë, shprehen të zhgënjyer, thonë se e vetmja shpresë është largimi nga Kosova

Aplikantët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë, shprehen të zhgënjyer, thonë se e vetmja shpresë është largimi nga Kosova

Universiteti i Prishtinës ka shpallur disa konkurse konkurs për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit. Ndonëse në shpalljen e konkurseve është cekur se zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit të Prishtinës, disa aplikantë të cilët kanë aplikuar janë shprehur të zhgënjyer me përzgjedhjen e konkurrentëve nga UP.

Arianit Zajmi, i cili kishte punuar si asistent në UP në IKSHPK (Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike) në vitin akademik 2016-2017, kishte aplikuar për asistent në lëndën Anatomi dhe në lëndën Fiziologji Patologjike në Fakultetin e Mjekësisë.

Mirëpo, ai nuk është përzgjedhur nga stafi për këtë pozitë ndonëse kishte notën mesatare të lartë.

Ai për Telegrafin ka thënë konkurset e tilla ku pranohen kandidat me ngjyrime partiake-politike e pushtetarë janë degradim për gjithë sistemin universitar në Kosovë.

“Ngjarjet e tilla tragjike i rrënojnë ëndërrta dhe ambiciet e gjithë studenteve elitar që nuk kanë përkrahje partiake. Unë nuk e kam ndërmend të ankohem për shkak që edhe në të kaluarën jam anku, dhe gjithmonë ankesat përfundojnë me përgjigje negative”, ka thënë ai.

Zajmi ka theksuar se shpresa e vetme mbetet ikja në drejtim të shteteve evropiane.

“Ëndrra ime është me i shkri aftësitë dhe kapacitetet e mia intelektuale dhe profesionale në shtetin tonë, mirpo si duket në vendin tonë nuk paska hapësirë për njerëzit që si kauzë jetësore e kanë shkencën dhe diturinë. Prandaj e vetmja gjë që na ka mbet është ngritja e zërit ndaj këtyre krimeve universitare. Sidoqoftë shpresa jonë mbetet ikja për në drejtim të shteteve evropiane ku vlerësohet mendja shkencëtare”, ka thënë ai.

Mirëpo, Arianti, nuk është rasti i vetëm që ka mbetur i zhgënjyer. Edhe Shqipdona Lahu është shprehur e indinjuar nga vendimi i Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Shqipdona, e ka quajtur vendim të turpshëm. Sipas saj ndonëse kishte ndotën 10.0 nuk ishte zgjedhur në asnjërën prej tri lëndëve që ka konkurruar.

“Se është kriminalizuar gjithçka në Kosovë u vërtetua edhe me vendimin e këshillit të FM për angazhimin e personelit akademik, me ç’rast unë si studentja me suksesin më të lartë në studime, prej ekzistimit të këtij fakulteti, nuk zgjidhem asistente në asnjërën prej tri lëndëve ku kam konkurruar, edhe pse isha e vetmja me notën maksimale(10.0). Për shembull, në lëndën e Anatomisë angazhohen dy kandidatë, ku asnjëri nga ta, në dy provimet e kësaj katedre (Anatomi 1 dhe Anatomi 2) nuk ka notë më të lartë se nota 8. Vallë si do ia dalin këta me studentët?! Është turp të anashkalohen kandidatët që në këto dy provime kanë nota maksimale! Kjo tregon se edhe këtu ka nevojë për një task-forcë për luftimin e korrupsionit, klientelizmit, krimit të organizuar dhe anomalive tjera. Për më tepër, kjo tregon më së miri nivelin në të cilin është katandisur arsimi në tërësi, e veçanërisht ai universitar, andaj nuk ishte e rastësishme gjetja e ORCA- s në të cilën potencohet se 72% e profesorëve të UP-së, nuk i arsyetojnë thirrjet e tyre akademike, e 45% prej tyre s’kanë asnjë punim shkencor të publikuar në revista të mirëfillta shkencore”, ka thënë ajo duke shtuar se deklarimi i kandidatit për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurtit, se për të rregulluar gjendjen në arsim duhen dy mandate është më tepër se i saktë, është profetik.

Ndër të tjera edhe Shqipdona ka shprehur gatishmërinë që t’ia mësyj shteteve të Evropës, madje duke iu bërë një thirrje interesante atyre që sipas saj kanë gisht në këto përzgjedhje.

“Nuk dua ta kuptoni këtë brengë si problem timin, ngase ai më së paku është imi. Kjo ishte mundësia e fundit dhe fjala që i kisha dhënë babait dhe familjes për qëndrim në Kosovë, ngase Universiteti Teknik i Munihut më ka akorduar doktoraturën, me të përfunduar studimet. Unë jam fitimtare, ju vuani që nuk jeni si unë! Të gjithë ju, që në mënyrë direkete keni gisht në këto përzgjedhje, turpi u mbuloftë! Po nuk gjetët ilaç në Kosovë kur të sëmureni, sepse vetë po i largoni kuadrot, mua do më gjeni në Mynih; e unë do kujdesem për ju aq mirë, sa ndërgjegjja t’u mundojë tërë jetën. P.S. Nga ky shkrim imi nuk duhet të ndihen të prekur profesorët e vërtetë”, ka shkruar ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori