LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni i Google Translate më nuk do të jetë i qasshëm në Kinë, tërheqje tjetër nga gjiganti teknologjik nga ky vend

Aplikacioni i Google Translate më nuk do të jetë i qasshëm në Kinë, tërheqje tjetër nga gjiganti teknologjik nga ky vend

Google Translate, një nga shërbimet e pakta të mbetura që gjiganti amerikan i teknologjisë e kishte bërë të disponueshëm në Kinë, më nuk do të jetë e qasshme në këtë vend, duke shënuar tërheqjen e fundit nga tregu më i madh botëror i internetit.

Aplikacioni nuk ka qenë i qasshëm për përdoruesit kinezë që nga e shtuna. Ata janë ridrejtuar në një skedar të përgjithshëm të kërkimit, me një njoftim ku përdoruesve u kërkohet që ta ruajnë ueb-faqen e shërbimit në Hong Kong, e cila gjithashtu nuk është e qasshme nga pjesa qendrore e Kinës, raportojnë mediet kineze.


Funksioni i brendshëm i përkthimit në shfletuesin e Google Chrome është bërë gjithashtu i padisponueshëm në këtë vend, kjo sipas disa posteve të përdoruesve në një rrjet social kinez, transmeton Telegrafi.

Lëvizja për mos vazhdimin e shërbimit të Google Translate në Kinë fillimisht ishte raportuar nga TechCrunch.

Google për mediet amerikane kishte thënë se tërheqja e aplikacionit ndodhi “për shkak të përdorimit të ultë” në atë pjesë.

Google nuk ishte përgjigjur ndaj një kërkese për koment të bërë gjatë së dielës.

Lëvizja për mos vazhdimin e Google Translate në pjesën qendrore reflekton mbi historinë komplekse të gjigantit amerikan të teknologjisë me qeverinë kineze. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Twitter kufizon

Twitter kufizon "Space"

Teknologji
Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Teknologji
Twitter vendosi në ankand një mori prej gjërave nga zyrat e San Franciskos, statuja e logos së famshme u shit për 100 mijë dollarë

Twitter vendosi në ankand një mori prej gjërave nga zyrat e San Franciskos, statuja e logos së famshme u shit për 100 mijë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori